TI si LIDER fillon SOT

Shkolla për lidership, të folurit në publik dhe debat

me:


Grida Duma
Naser Selmani
Rosela Gjylbegu
Sefer Tahiri
Sonila Kapidani
Adi Krasta
Pranvera kasami



20 BURSA PËR MË TË MIRËT

Për të gjithë profesionistët që dëshirojnë të fitojnë aftësi lidershipi!

Ligjeratat do të organizohen çdo të shtunë, midis datave 29 prill - 24 qershor 2017

Aplikoni deri me datë 19 prill 2017,

duke dërguar CV dhe letër motivimi në shkolla@pointed-consulting.com ose info@pointed-consulting.com








Nëse gjithmonë deklarohet se të rinjtë janë e ardhmja, duhet pasur parasyshë që ata janë sot - pra dhe E ARDHMJA NIS NGA SOT!

Ky është një trajnim i mirëfilltë dhe serioz, qëllimi i të cilit është fisnik, sepse kryekëput zhvillohet në bazë të dëshirës së mirë dhe zgjatjes së dorës për ata që duan të jenë pjesë e këtij rrugëtimi. Është një mundësi për shtrirje të horizonteve dhe krijimit të njohjeve të reja, si edhe krijimit të mendimit kritik dhe mësimit të marrjes së përgjegjësive, duke e gërshetuar këtë me satisfaksionin nga rezultatet e arritura. Ky program është dedikuar për profesionistë të rinj, por edhe disa fillestarë mund ta gjejnë veten në të. Përfundimisht, ajo çfarë do të shënohet pas përfundimit do të jetë që pjesëmarrësit do të dallohen nga të tjerët dhe do të ofrojnë më shumë vlera për ambientet ku do të jenë pjesë në të ardhmen.

Përvoja që vjen nga Londra dhe Shkolla e atjeshme për Marrëdhënie me Publikun, e përfaqësuar nga ne edhe në trekëndëshin Maqedoni, Shqipëri e Kosovë kryesisht ishte një nxitje për të zhvilluar edhe programin e Lidershipit në standarde të njejta, si kërkesë e kohës dhe sfidave të gjeneratës së re të këtij mileniumi. (Për kureshtarët më shumë në www.lspr-mak.com si edhe www.cipr.co.uk ).

Ky program është mirëpritur nga profesionistë të mirëfilltë akademikë, të sektorit civil, të biznesit, sepse qasja serioze dhe e sinqertë është transparente dhe nuk kërkon shumë shpjegim.Të gjithë që në një mënyrë apo një tjetër janë dhe do të jenë pjesë e kësaj shkolle, janë aty sepse janë më të mirët nga koncepti gjithpërfshirës i fjalës.

Parapëlqejmë që më shumë për ne të flasin punët e mira që bëjmë. Ndërkohë ju ftojmë me dashamirësi të bëheni pjesë e tyre edhe vet!

Lider është ai që jo vetëm e din rrugën, por ai që e bën rrugën dhe ai që e tregon atë për të tjerët.

Pranvera Kasami,
Iniciatore & Udhëheqëse e Programit

Kush mund të aplikojë ?

Të gjithë profesionistët që janë në kërkim të ndërtimit të mëtejmë.
Të interesuarit duhet t'i plotësojnë këto kushte: