MIRË SE VINI

Suksesi ynë është klienti i lumtur dhe i kënaqur – ky është promovimi më pozitiv që një organizatë mund të arrijë.

RRETH NESH

Ne besojmë në lojalitet dhe jemi lojal ndaj jush.

Inspirimi ynë është sjellja e vlerave. Ne sjellim vlera të shtuara në komunitetin tuaj të veprimit.

Lumturia është të japësh më shumë se sa që merr. Ne jemi të lumtur, sepse ne japim shumë më shumë.

Ne besojmë në paanshmëri dhe e zbatojmë atë me partnerët tanë dhe palët e interesuara.

E gjitha kjo jemi Ju dhe Ne!

Së bashku ne jemi Pointed – “pointed” do të thotë të jesh i ndryshëm. Ne me kënaqësi e pranojmë faktin që njerëzit që kanë të bëjnë me ne dallohen dhe veçohen nga turma, duke shtuar vlera për veten e tyre individualisht, ose si komunitet biznesi.

Ne sjellim përvojën dhe ekspertizën ndërkombëtare në rajonin tonë.

  • Misioni

T’u shërbejmë klientëve tanë duke siguruar shërbime të cilësisë më të lartë kur të adresojnë çështjet e tyre biznesore. Tërheqim, rekrutojmë dhe mbajmë profesionistët më të aftë dhe më të pasionuar, dhe poashtu sigurojmë një frymë dhe kulturë bashkëpunuese që u mundëson atyre të lulëzojnë profesionalisht dhe personalisht.Japim rezultate superiore financiare për komunitetin e investimeve duke kontribuar në komunitetet ku jetojmë dhe veprojmë.

Mbajtja e avantazhit tonë konkurrues përmes inovacionit është në qendër të mënyrës se si veprojmë dhe kështu gjithmonë jemi në kërkim për të përmirësuar procesin dhe shërbimet e biznesit.

  • Qëllimet:
  • Integriteti | Ne bëjmë gjënë e duhur..
  • Kërkim i përsosmërisë | Ne vazhdimisht luftojmë që t’i tejkalojmë pritjet e njerëzve dhe klientëve tanë.
  • Llogaridhënia | Ne marrim përgjegjësi për veprime individuale dhe kolektive.
  • Bashkëpunimi | Ne punojmë së bashku për të arritur qëllime kolektive dhe individuale.
  • Pasioni | Energjia jonë dhe entuziazmi janë ngjitës. Ne jemi të frymëzuar për të bërë një ndikim të qëndrueshëm.
X

Shërbime Marketingu dhe PR-i & Konsultime

Pointed Consulting  është agjencion për shërbime konsultative PR-i, si dhe krijimin dhe ekzekutimin  e suksesshëm të kampanjave (fushatave).

Ne krijojmë, menaxhojmë dhe e ndryshojmë reputacionin e një organizate dhe së bashku mund të identifikojmë çfarë drejtimi do të marrim.

Si e realizojmë atë?- shumë thjeshtë- profesionistët e dijnë më së miri!

Çfarë bëni ju?- Vini, na vizitoni dhe na shpjegoni kërkesat.

Çfarë bëjmë ne?- garantojmë për të arriturat e qëllimit tuaj! Ne jemi të lidhur me agjencionet më të mira ndërkombëtare të PR-it dhe profesionistët më të mirë të PR-it, e nuk ka si të na mungojë suksesi!

Si një top agjencion i marrëdhënieve me publikun, Pointed Consulting  është më shumë se një firmë PR. Ne ofrojmë konsultime dhe këshilla të vazhdueshme PR-i dhe shërbime të integruara PR-i dhe marketingu që ndërtojnë reputacionin e markës  me çka ofrojmë edhe zgjidhje reale të biznesit. Posedojmë një program të mirë-projektuar dhe ekzekutuar për PR si një mjet strategjik të komunikimit dhe e përdorim për të ndihmuar kompanitë e çdo madhësie për të arritur rritje dhe sukses.

pc-pm

Një nga vlerat më të rëndësishme që ne krijojmë për klientin është përmbajtja (content-i). Zhvillimi jonë i përmbajtjes dhe përvoja e marketingut shkon nga menaxhimi i reputacionit, brendimi, kampanjat e PR-it, marketingu i produkteve dhe shërbimeve.

  • Menaxhimi i reputacionit
    • Ne e dimë se biznese të ndryshme dhe individë të ndryshëm kanë nevoja të veçanta të menaxhimit të reputacionit. Stafi ynë ka hulumtuar dhe shqyrtuar dhjetëra shërbime të menaxhimit të reputacionit dhe si përfundim arritëm të konkludojmë se janë më të mira për të dyja, bizneset dhe individët

Ne ofrojmë shërbime të menaxhimit të reputacionit për bizneset dhe individët.

  • Marka (brend-i) & Menaxhimi i markës
    • Një nga shërbimet kryesore të menaxhimit të reputacionit është të krijosh markë për kompaninë tënde. Marka e vetvetes është një model unik që i jep klientit aftësinë të menaxhojë reputacionin online, me disa udhëzime nga ekspertë të kompanisë, si dhe abonime tjera me çmime të arsyeshme që u jep klientëve shkallë të kontrollit mbi shërbimet.

Kjo është një përzierje e teorisë, mjeteve dhe teknikave  dhe menaxhimit të markës për të analizuar dhe vlerësuar markat dhe menaxhimin e tyre për efektivitetin maksimal; duke siguruar një argumentim të plotë në parimet për menaxhimin e  markës. Kjo do të t’u mundësojë që të shqyrtoni qasje të ndryshme dhe në mënyrë kritike të vlerësoni  gamën e teorive dhe kornizave në dritën e praktikës aktuale dhe zhvillimeve strategjike.

  • Strategji për kampanja (fushata) dhe manifestime
    • Për të planifikuar një fushatë, ne duhet të mendojmë se pse jemi angazhuar për atë – si do ta realizojmë të njëjtën dhe si do t’i pozicionojmë forcat tona të ndryshme? Rekomandimi ynë është, në qoftë se fushata juaj është planifikuar dhe e implementuar si duhet, ju do të keni sukses! Ka gjëra që të japin kënaqësi më të madhe në marrëdhëniet me publikun sesa të fitosh një fushatë. Ka shumë lloje të ndryshme të fushatës së PR-it, nga ndryshimi dhe ngritja e vetëdijes së perceptimit afatgjatë në lançimin e produkteve dhe ngjarjeve afatshkurtra. Pavarësisht nga lloji i fushatës tuaj, të gjithë kërkojnë planifikim të mire për tu përqëndruar te përpjekjet, të përmirësojnë efikasitetin, të inkurajojnë një pikëpamje afatgjate brenda organizatës, të menaxhojnë prioritetet konfliktuale dhe të mbajnë fushatën proaktive.

Dy elementë kryesorë të fushatës dhe manifestimeve janë strategjia dhe taktikat. Por thjeshtë, ne duhet të dimë se ku gjendet për momentin organizata, përpara se të vendosim se ku duam të jemi / të arrijmë.

Ne e identifikojmë strategjinë e marrëdhënieve me publikun më tepër se sa vetëm të dërgohet një njoftim për shtyp deri te mediumet. Ne e bëjmë të gjithë punën, nga këndvështrime të ndryshme, duke identifikuar se cilit medium t’i qasemi, cilat janë mesazhet kryesore, të dizajnojmë një fushatë online dhe offline dhe të organizojmë një konferencë për shtyp.

  • Marketingu i produkteve dhe shërbimeve
    • PointedConsulting ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të marketingut të përshtatura me objektivat e biznesit të klientit. Shënjestra jonë fillon nga zhvillimi strategjik i porosisë për të siguruar të gjithë përmbajtjen, deri te mundësia e mediumit dhe të folurit që promovojnë shikueshmëri dhe që krijojnë një udhëheqje të qëllimtë, ne punojmë që të marrim fjalën në një mënyrë që nxjerr në pah atë që është e ndryshme, inovative dhe autentike.

 

Menaxhimi i manifestimeve koorporative

A dëshironi që evenimenti juaj të jetë një përvojë unike dhe njëkohësisht e paharrueshme?  Kini besim te ne dhe ajo do të zgjidhet nga ekipi ynë i trajnuar.

Shërbime që fillojnë në një kënd dhe mbarojnë atje ku ju dëshironi. Është përgjegjësi e jona që ta realizojmë atë- pikërisht në mënyrën që Ju dëshironi, por edhe më mirë…kurse ju duhet të shqetësoheni vetëm për një takim konsultativ me menaxherin tonë të manifestimeve dhe… Gjithçka është zgjidhur!

Me ne, ju i keni të gjitha shërbimet të përfshira në një, një lloj i  “one-stop shop”. Ajo çka na diferencon është se ne mund të kujdesemi  për një segment të vetëm të biznesit tuaj ose njëkohësisht për shumë prej tyre.

Konferenca/  Trajnime / Prezantime / Tryezë diskutimi / Shpërblime

pc-ce

Mbrëmje klasike biznesi / Mbrëmje Gala / Pritje

Shërbimet:

  • Dhënie me qira e hapësirave tona- Çmimore
  • Menaxhimi i manifestimeve
  • PR / Marketingu i manifestimeve
  • Gjetja (identifikimi) i vendit adekuat
  • Akomodim
  • Transport
  • Regjistrimi dhe menaxhimi i delegatëve
  • Menaxhimi i manifestimeve në vendin e njëjtë
  • Temat e shtjelluara dhe dekore
  • Sigurimi i efekteve audio-vizuele
  • Catering
  • Zërim
  • Argëtim
  • Përgjigje nga pjesëmarrësit
  • Menaxhimi i raporteve

Imagjinoni, ne kemi edhe çmime të cilat janë të pranueshme për atë çka ofrojmë.

Çmimorja nuk është e bashkangjitur, pasi që kjo varet nga lloji dhe nevoja e kërkesës suaj- por ne Ju garantojmë, do të jetë më e lirë se sa nëse e organizoni vetë, sepse me ne Ju kurseni edhe mjete edhe kohë!

Trajnime dhe Zhvillim

Nëse dëshironi të keni rritje dhe zhvillim të përformancës suaj apo të kompanisë suaj, me qëllim që të jeni të gatshëm të pranoni sfida më të mëdha- Ne kemi zgjidhje! – PointedConsulting ofron metoda të ndryshme trajnimi dhe zhvillimi varësisht nga nevojat tuaja.

Programet trajnuese dhe zhvillimore paraqesin bazë për të ndërtuar dije të reja  dhe aftësi për inovacion, duke përmirësuar kualitetin e produkteve dhe shërbimeve për një organizatë.

pctd

Nëse e analizoni, metodat tona të trajnimeve dhe zhvillimit do ju sjellin shumë beneficione permes:

  • Rritjes së moralit trajnues, motivimit dhe kreativitetit
  • Mundësisë që menaxherët të arrijnë qëllimet dhe objektivat e tyre
  • Mundësisë që të trajnuarit të fitojnë aftësitë dhe dijen e nevojshme për t’i përfunduar detyrat dhe përgjegjësitë
  • Motivimit të të trajnuarve që të arrijnë standarde të larta
  • Rritjes së efikasitetit të përgjithshëm

“ Praktika është pjesa më e vështirë e të  mësuarit , kurse trajnimi është esenca (thelbi) i transformimit”

Printim dhe dizajn

Pointed Consulting është e fokusuar që të krijojë dhe të ofrojë zgjidhje cilësore dhe inovative të printimit dhe dizajnimit, me çka dëshmon vlerat e kompanisë dhe të shërbimeve që i ofron.

Kompania jonë identifikon të gjitha alternativat promovuese që kanë të bëjnë me tregun tuaj të synuar dhe me ketë determinon zgjidhjet reklamuese që u përshtaten qëllimeve tuaja, veçanërisht audiencës suaj.

Ne dizajnojmë dhe printojmë të gjitha materialet të cilat do të dëshmojnë për ju konzistencë, lehtësi dhe zgjidhje me kosto efektive për nevojat tuaja të marketingut.

pc-pd

Duke formuar lidhje të forta me klientët de bashkëpuntorët tanë si dhe duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë ne vërtetojmë suksesin e kompanisë sonë, sepse ne nuk harrojmë se komenti juaj pozitiv ËSHTË PROMOVIMI YNË.

Për Ju ne ofrojmë:

  • Krijimin e logove
  • Udhëzues për korporata
  • Vizit karta
  • Krijime sipas kërkesës (zarfe, broshura dhe flaera (online dhe të printuar)
  • Materiale të tjera

Kush jemi dhe çfarë bëjmë

Së bashku me partnerët tanë nga industritë respektive kemi zhvilluar katër shtyllat e biznesit tonë.

Prandaj,ne sjellim përvojën dhe ekspertizën ndërkombëtare në rajonin tonë.

Shërbime Marketingu dhe PR-i & Konsultime
Menaxhimi i manifestimeve koorporative
Trajnime dhe Zhvillim
Printim dhe dizajn

Bordi i ekspertëve dhe këshilltarëve

I konsiderojmë ata miqtë tanë, pasi që me përvojat e tyre dhe ekspertizën që ofrojnë na japin mbështetje pa kushte. Ata na japin vlera të pakrahsueshme,për të na bërë më të dalluar nga të tjerët.

Ne e stimulojmë veten për të ecur përpara, duke rezultuar në zgjidhje që përshtaten në vendin e punës dhe që ofrojnë më shumë se qëllimi jonë nismëtar.

Mbështetja që ne marrim nga ekspertët tanë, të cilët janë dëshmuar në karrierën e tyre si më të mirët në fushat e veprimit të tyre, na mban neve gjithmonë të përditësuar të ndjekim trendet më të reja dhe zhvillimet më të fundit, duke dalluar dhe duke shtuar vlerë në atë që ne ofrojmë dhe mbi të gjitha për të ndërtuar një partneritet të bazuar në besueshmëri dhe cilësi me klientët tanë.

PARTNERS

BLOG

24/02/2017
Shumica e start up bizneseve kanë dy probleme madhore: kufizim në mjete financiare në qarkullim dhe numër shumë të limituar

CONTACT

Emri Juaj (E obligueshme)

E-maili Juaj (E obligueshme)

Subjekti

Mesazhi Juaj